Florent Muslija pranë transferimit tek skuadra e njohur nga Bundesliga

Florent Muslija pranë transferimit tek skuadra e njohur nga Bundesliga

Është nga ata sulmues që e njeh mirë futbollin gjerman. “Bomberi” i “Dardanëve” të Kosovës, Florent Muslija, prej 2 sezonesh tashmë po shkëlqen me skuadrën e Paderborn, në kategorinë e dytë të futbollit, në Gjermani, Bundesliga 2 dhe shkëlqimi është aq i madh saqë ka “vrarë” edhe sytë e elitarëve në atë vend.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, për 25-vjeçarin e sulmit interesohet skuadra e Freiburg, me këta të fundit që kanë bërë një ofertë zyrtare për Muslijan, ofertë, e cila është pranuar nga Paderborn dhe tashmë mbetet firmosja e kontratës dhe prezantimi i “bomberit” kosovar, në radhët e “shqiponjave”.

Ndërkaq, kujtojmë se me skuadrën e Paderborn, Muslija ka shënuar plot 25 gola e 14 asistime, në 70 përballjet e zhvilluara, përgjatë 2 sezoneve, ku vetëm në edicionin e tanishëm ka arritur të shënojë 9 herë e të asistojë në 6 raste të tjera, në 19 sfida. Përsa i përket kombëtares, Muslija ka zhvilluar plot 23 paraqitje me “Dardanët”, ku ka arritur të gjejë vetëm 1 herë rrugën e rrjetës

Related Articles