Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri Hajrullah Çeku dhe shumë zyrtarë të tjerë, ka qëndruar në shtëpitë e familjeve të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës dhe shtëpinë e Rexhep Malës e ka shpallur aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore.
Bëhet e ditur se Ilmi Ramadani, bashkëveprimtar i Rexhep Malës, i ka shpjeguar Kurtit vendin ku ka qëndruar në ilegalitet Mala, që ishte një lloj bunkeri me hyrjen të mbuluar me dhe katër bazat e tjera duke qëndruar në to në ilegalitet në rrethanat e atëhershme.
Kryeministri, në oborrin e shtëpisë së Rexhep Malës bëri me dije se nga sot kjo shtëpi do të jetë një aset i trashëgimisë kulturore dhe e mbrojtur, e cila do të shndërrohet në muze.
“Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, të gjithë ne i kemi aq shumë borxh për qëndresën e tyre, për organizimin e tyre dhe për flijimin e tyre”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.