Një person është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri sonte rreth orës 20:15, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast.
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është stabile.
Këtë e ka konfirmuar doktori Ejup Govori.
“Gjendja e tij është stabile, ka lëndime me armë zjarri, lëndimet janë në ekstremitet të poshtme dhe është në trajtim e siper”, ka thënë Govori.