Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Klinika Onkologjisë nga e hëna është në rinovim.
Në njoftimin për media, ky shërbim ka treguar se nga e hëna kimioterapia jepet në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të renovimit të katit përdhesë të Klinikës së Onkologjisë, aty ku jepen shërbimet ambulantore të klinikës, pra hapësirat ku jepet kemioterapia, nga dita e hënë, 15 janar 2024, do të zhvendosen përkohësisht në objektin e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive, e cila ndodhet në hapësirat e QKUK, hyrja nga lagja e Veternikut”, shkruajnë nga Klinika e Onkologjisë.
Tutje në njoftimin e Klinikës së Onkologjisë thuhet se shërbimet e Radiologjisë do të funksionojë normalisht në hapësirat e ekzistuese, kurse shërbimi 24-orësh, për të hospitalizuarit do të vazhdojë akoma në katin përdhesë të Ortopedisë së vjetër.
“Shërbimi i Radioterapisë do të funksionojë normalisht në hapësirat e ekzistuese, kurse shërbimi 24-orësh, për të hospitalizuarit do të vazhdojë akoma në katin përdhesë të Ortopedisë së vjetër, aty ku ishte zhvendosur rreth 3 muaj më parë. Me renovim të tërësishëm të Klinikës së Onkologjisë, investim nga Ministria e Shendetësisë dhe ShSKUK, do të krijohen kushte moderne për trajtim të pacientëve dhe për stafin që i ofron këto shërbime”, thuhet në njoftim.