Amir Rrahmani ia fiton ndeshjen Napolit në frymën e fundit

Amir Rrahmani ia fiton ndeshjen Napolit në frymën e fundit

Napoli ka shënuar fitore në fund ndaj Salernitanas, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Antonio Candrevas, në minutën e 29’.

Napolitanët e gjetën golin e barazimit me anë të Matteo Politanos, në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, heroi i Napolit ishte Amir Rrahmani, duke shënuar gol në minutën e 96’.

Napoli pas fitores kalon në vendin e nëntë me 29 pikë të grumbulluara, teksa Salernitana renditet në pozitën e fundit me 13 sosh.

Related Articles