Klubet kosovare janë duke i mbushur bateritë për gjysmë-sezonin e dytë që pritet të filloj muajin tjetër.
Shumë klube tashmë kanë marrë rrugë drejt Turqisë, aty ku po e zhvillojnë fazën përgatitore, raporton Gazeta Enigma.
Edhe Sport Club “Gjilani” ka zënë vend në njërin nga hotelet e Antalisë ku pritet të qëndrojnë për dhjetë ditë dhe t’i zhvillojnë disa ndeshje kontrolluese.
Gjatë ditës së sotme skuadra “kuqebardh” do të ballafaqohet me ekipin e njohur nga Skocia, Livingston.
Ky ballafaqim do të luhet në “Titanic Lara Antalya” me fillim nga ora 17:30, sipas kohës lokale.
SC Gjilani pas sezonit vjeshtor në Superligë, renditet në pozitën e tetë me 18 pikë të mbledhura.
/Gazeta Enigma/