Ekskluzive: Pezullohet tenderi për stadiumin e qytetit të Gjilanit

Ekskluzive: Pezullohet tenderi për stadiumin e qytetit të Gjilanit

‘Seriali’ për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan pritet t’i shtohet edhe një episodë e radhës.

Gazeta “Enigma” mëson ekskluzivisht që është pezulluar tenderi për stadiumin e qytetit në Gjilan.

Zyra e Prokurimit ka marrë vendim në fillim të muajit Janar për pezullimin e procedurave të tenderimit.

Në lidhje me aktivitetin e prokurimit me titull “Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit ” me nr. te

prokurimit 651-23-13546-5-1-1 dhe brendshëm GL 651 23 159 511.

Në mënyrë që të jemi sa më transparent ju njoftojmë se ne si Autoritet Kontraktues kemi pranuar

Kërkesë për Sqarim rreth DT si dhe duke u bazuar në Rekomandimin e Krpp-së.

Autoriteti Kontraktues merr vendim që do të bëhet korigjimi i Dosjes së Tenderit”, thuhet në njërin nga vendimet.

Gazeta “Enigma” ka siguruar edhe dokumentacionin e lëshuar nga Zyra e Prokurorimit:

Më 16 shtator të vitit 2023, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku kishte njoftuar se kishte nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni për ndërtimin e stadiumit  në këtë qytet me vlerë prej 15 milionë eurove.

Çeku kishte njoftuar se punimet do të nisnin shumë shpejtë, por një gjë e tillë nuk do të ndodh pas pezullimit të tij.

Kujtojmë që 15 maj të vitit 2020 ishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndërtimin e stadiumit të qytetit.

Stadiumi i cili përdoret nga dy skuadrat gjilanase SC Gjilani dhe FC Dritës, pritet të jetë i kategorisë së katërt.

/Gazeta Enigma/

Related Articles