Prishtina tregon ”dhëmbet” ndaj Ballkanit, fiton Superkupën e Kosovës

Prishtina tregon ”dhëmbet” ndaj Ballkanit, fiton Superkupën e Kosovës

Prishtina ka fituar Superkupën e Kosovës për sezonin 2022/23.

Në finalen e cila u zhvillua në Antalya të Turqisë, skuadra nga kryeqyteti e ka mposhtur kampionin e Kosovës, Ballkanin, me rezultat 2-1.

Prishtina kishte epërsinë që nga minuta e 9-të, me golin e shënuar nga Egzon Sinani. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Disa sekonda pasi filloi pjesa e dytë, bardhekaltërit dyfishuan rezultatin, me golin e shënuar nga Leotrim Kryeziu.

Krejt çfarë bëri Ballkani deri në fund, ngushtoi rezultatin me golin e Krenar Dulajt në minutën e 79-të.

Ky është trofeu i 11-të i Superkupës së Kosovës për skuadrën e Prishtinës.

Related Articles