Lulzim Fejzullahu, i riu nga Podujeva i cili vdiq më 20 janar, një javë pasi ishte duke u trajtuar në mjekim intesiv në QKUK, nuk kishte shenja të therjes në trupin e tij.
Kështu të paktën ka konfirmuar shefi i Intensivës për KALLXO.com, Shaqir Uka, i cili tha se është çuditur kur ka parë në media këtë informacion.
“Unë nuk e di pse dhe qysh ka dalë në media që ky pacient ka qenë i therur, nuk ka pasur. Ky ka ardhur në mjekim intesiv qendror pas një operacioni që është bërë në ditën kur është pranuar në emergjencë për shkak të lëndimeve që ka marrë nga goditje në regjionin e kokës dhe gjakdherdhje që ka pësuar nga goditja në regjionin e trurit”- tha Uka.
Tutje ai shtoi se diagnozat dhe përshkrimet që janë dhënë pasi është pranuar i riu në QKUK nuk tregojnë se ka pasur ndonjë shenjë të therjes.
“Na nuk kemi të evidentuar që ky ka pasur therje, të gjitha diagnozat që janë të përshkruara janë plagë që janë shkaktuar dhe shkaktohen nga goditja nuk kemi të evdientuar ndonjë therrje apo plagë që është bërë nga therja. Unë u çudita edhe kur e pashë në media se ky ka plagë të therjes”- shton ai.
Shefi i Intensivës në QKUK, tregon për KALLXO.com se gjendja e Lulzim Fejzullahut ka qenë e rëndë që nga dita e parë dhe se i njëjti nuk ka arritur as që të flasë.
“Ka mundësi që është keqkuptu apo përvjedh ndonjë gabim por pacienti te ne ka ardhur nga goditjes që ka pësuar në pjesën e kokës. Pacienti ka ardhur me trurin e vdekur dhe kur ka ardhur në intensivë ata e kanë mbajtur gjallë aparaturat deri në ditën kur ka vdekur”- përfundoi shefi i Intensivës”- tha Uka..
Në anën tjetër, në raportin ditor të Poliçisë së Kovoës të datës 15 janar thuhet se rasti ishte cilësuar si vrasje në tentativë ndërsa për të riun policia ka thënë se ishte therur me thikë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therrur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësiti poliçor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”- thuhet në raportin policor të 15 janarit 2024.
Lulzim Fejzullahu më 14 janar është dërguar me lëndime të rënda trupore në QKUK.