Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso ka thyer heshtjen e tij për raportimet që e lidhin atë me punën në Liverpool, pasi njoftimit të Jurgen Klopp për largimin e tij nga Anfield.
Klopp njoftoi sot (e premte) se do të largohet nga detyra e tij si trajner i Liverpoolit në fund të sezonit.
Largimi i Klopp ka ardhur si një tronditje e madhe, duke pasur parasysh se kontrata e tij skadon në vitin 2026.
Favoriti për të zëvendësuar gjermanin është ish -mesfushori i Reds, Alonso.
Megjithatë, në raportet që e lidhin atë me punën në Liverpool, spanjolli tha në një konferencë për shtyp se nuk po mendon ende për “hapin e ardhshëm”.
“Të jem i sinqertë, nuk jam në këtë moment duke menduar për hapin tjetër. Unë jam duke menduar se ku jam tani dhe mendoj se jam në një vend të mrekullueshëm që më pëlqen”, ka thënë fillimisht Alonso.
“Është vendi i duhur kështu që kjo është gjithçka që mund të them. Nuk e di për ritmin e karrierës sime. Ritmi im është ai që do të jetë ritmi i ekipit të shtunën për të qenë i sinqertë, sepse kjo është ajo që ka vërtet rëndësi”.
“Unë do të jem i lumtur nëse luajmë mirë dhe meritojmë të fitojmë. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen… Nuk e di dhe nuk më intereson vërtet për momentin”.
Pas pyetjeve të drejtpërdrejta për vendin e lirë të punës në Liverpool, Alonso shtoi se fokusin e ka te Leverkuseni.
“Spekulimet janë normale, fokusi im është këtu te Bayer Leverkusen”, ndërsa pranoi se është “një surprizë e madhe në Liverpool, sigurisht”.