Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.
Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Edhe sot dita ka nisur me një aksident trafiku në autostradën Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili ka dërguar pamje, ku shihet se një veturë është vetaksidentuar dhe dyshohet se ka të lënduar.
Ndërkohë, Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes dhe tashmë po bëhen ekzaminimet e nevojshme.