Skuadra e AC Milan ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Frosinones në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Francës, Olivier Giroud, shkruan Indeksonline
Por skuadra vendase barazoi rezultatin vetëm pas shtatë minutave me golin e shënuar nga Soule.
Në pjesën e dytë, Milan shënoi edhe dy gola kurse Frosinone vetëm një.
Fillimisht për 2:1 shënoi Mazzitelli në minutën e 65’të. Kurse pas disa minutave, Gabbia barazoi shifrat në 2:2.
Golin për t’ia dhënë tri pikë “kuqezinjëve” e realizoi Luka Jovic në minutën e 81’të.
Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 49 pikëve në pozitën e tretë. Kurse Frosinone në pozitën e 14-të me 23 pikë.