Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.
Në total numri i rasteve aktive është 176.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.
Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë, 57 prej të cilëve me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Prizreni mbetet qyteti me më shumë raste aktive, 30 sosh, pasojnë Mitrovica me 29 raste aktive, Ferizaj 24 raste, Gjilani-20.
Prishtina ka vetëm 10 raste aktive me coronavirus./Gazeta Enigma/