Pas seancës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku Kosova u kritikua për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës dhe për mospërfillje të ndikimit të saj te minoriteti serb në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, ka dalë me reagim.
Kurti, i cili u përballë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të cilët shkëmbyen akuza, ka deklaruar se janë të përkushtuar që rregullorja e BQK-së t’i mbrojë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi.
“Fjalimi im në KS të @OKB. Fatkeqësitë me të cilat është përballur Kosova kanë forcuar përkushtimin tonë ndaj të drejtave të njeriut. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja BQK-së të mbron të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi dhe që serbët e Kosovës të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë”, shkroi ai në rrjetin social “X”.
My speech at the @UN SC. The adversity 🇽🇰 has faced has strengthened our dedication to human rights. We are committed to ensuring that the @centralbank_ks regulation protects all citizens against crime & terrorism, and that Kosova Serbs receive assistance for a smooth transition. pic.twitter.com/WVwctkoRpI— Albin Kurti (@albinkurti) February 9, 2024
Kujtojmë se Vuçiq e akuzoi Kurtin se Qeveria e tij po përndjekë serbët në Kosovë, ndërkohë Kurti akuzoi Vuçiqin dhe Serbinë se vazhdimisht bëjnë përpjekje për të penguar sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë dhe se tenton të ‘terrorizojë’ Kosovën.