Dritaret u lanë të hapura gjatë tërë të hënës në këtë kompleks banesor në Ferizaj.
Banorët e këtushëm detyrimisht po veprojnë kështu, për ta larguar erën e djegies nga banesat, hyrjen e së cilave e kaploi flaka një natë më parë.
Në fakt, avaria nisi nga orëmatësit që morën flakë, ardhja deri te tek cilat po hetohet.
Tymi i zjarrit që u ndal nga zjarrfikësit, depërtoi deri në katin e nëntë të ndërtesës. Gjatë evakuimit banorëve pati asfiksim edhe të 3 zjarrfikësve.
10 persona u lënduan në total 3 nga të cilët u transferuan në Prishtinë e i shpëtuan më të keqes.
Ndonëse shkaku zyrtar nuk dihet, banorët i kanë dyshimet e veta. Godina në rrugën “Dëshmorët e Kombit” u ndërtua para rreth 4 vitesh.