Biden, Osmanit: Mbështesim dialogun e BE-së drejt njohjes reciproke

Biden, Osmanit: Mbështesim dialogun e BE-së drejt njohjes reciproke

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e dialogut të lehtësuar nga BE për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë – “një hap i rëndësishëm drejt njohjes së ndërsjellë eventuale”.

Përmes një telegram urimi për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës dërguar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ai tutje thotë se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë lidershipin e Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet e saj, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura përmes këtij procesi.

Presidenti amerikan ndër të tjera tha se mezi pret që të punojë me Kosovën për ndërtimin e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e shtetit të së drejtës.

“Unë gjithashtu pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm të sigurisë dhe përpjekjet e përbashkëta për të avancuar reformat e nevojshme për të arritur përfundimisht qëllimin e Kosovës për integrimin në BE. Dhe së bashku, ne do të vazhdojmë të ngrihemi për lirinë – përfshirë duke qëndruar së bashku me Ukrainën përballë agresionit brutal të Rusisë”, ka shkruar tutje Biden, njofton Klankosova.tv.

Related Articles