Gjilani dhe Prishtina kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të më Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas fitores në Kupë, Prishtina nuk ka arritur ta mposht Gjilanin në kampionat, pasi është ndalur me barazim.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje u karakterizua me lojë të barabartë dhe pa shumë raste ideale nga të dyja skuadrat, të cilat shkuan në pushim pa gola.
Në pjesën e dytë, pati më shumë raste nga të dyja ekipet dhe rrjedhimisht të dyja shënuan nga një gol.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Senad Jarovic (51’), i cili shënoi nga afërsia për 1-0, ndërsa Ardian Limani (83’) me një gol të bukur vulosi rezultatin përfundimtar 1-1.
Pas këtij barazimi, Prishtina e sheh veten në pozitën e katërt me 30 pikë, ndërsa Gjilani zë vendin e tetë me 20 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina e pret Malishevën, ndërsa Gjilani udhëton te Feronikeli ’74.