Dita e Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntori është festa kryesore kombëtare në Shqipëri e po ashtu edhe dita e Pavarësisë së Kosovës 17 Shkurti është festa kryesore kombëtare në Kosovë. Ndryshe, festa kombëtare kryesore quhet dita kombëtare.
17 shkurti është festë kombëtare për shqiparët, me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Por, një festë e tillë a vlerësohet njejtë në Shqipëri sikur 28 nëntori në Kosovë?
Politologu Fidan Ukaj, në një prononcim për Gazetën Enigma, deklaroi se si 28 nëntori edhe 17 shkurti janë data historike të kombit shqiptar dhe organizimet si festa shtetërore nuk duhet të mungojnë.
“Festat e 28 nëntorit dhe po ashtu 17 shkurti, janë dy data historike të kombit shqiptar e si të tilla duhet të festohen dhe duhet të cilësohen si data të shenjta”, u shpreh Ukaj.
“Festa dhe festimet duhet të jenë të organizuara si festa shtetërore e madhështia e këtyre datave dhe ditëve është e pakrahasueshme me festat e tjera”, përfundoi ai.
Njohësi i çështjeve juridike Mazllum Baraliu, në një deklaratë për Gazetën Enigma, thotë se në Shqipëri 17 shkurti respektohet më shumë, kurse zyrtarisht festohet më pak.
“Në Shqipëri respketohet më shumë, ndërsa zyrtarisht, festohet më pak”, theksoi Baraliu.
Sipas tij, nga shteti shqiptar duhet të ketë më shumë organizime festive për këtë ditë historike për Kosovën.
“Do të duhej të organizoheshin manifestime në Shqipëri më shumë, sepse liria dhe pavarësia e Kosovës është fitorja më e madhe e kombit në shekull”, vazhdoi ai.
Ndërkohë, tash e sa vite destinacioni kryesor i kosovarëve për të festuar pavarësinë e Kosovës është Shqipëria, ku fluksi është shumë i madh drejt bregdetit shqiptar.
Si u vendos që 17 shkurti të jetë dita kombëtare e Kosovës?
Kosovarët duke bërë jetën e një minoriteti etnik në Serbi (Jugosllavi) tradicionalisht kanë festuar 28 Nëntorin, ditën kombëtare të shtetit amë, Shqipërisë. Kjo datë u përforcua si festë me dy ngjarje tjera: dalja publike e UÇK-së (1997) që mund të merret si datë e kryengritjes dhe ditëlindja e Adem Jasharit (1955).
Opinioni publik në Kosovë ishte më së i gatshëm ta pranonte 28 Nëntorin për ditë kombëtare të Kosovës, por aktori kryesor i politikës kosovare, në kohën kur vendosej për këtë çështje, ishte kryeministri Thaçi, i cili preferoi që kjo datë të jetë 17 Shkurti, datë në të cilën pretendon se ai personalisht ka pasur rrol historik.
Si edhe në raste tjera Thaçi përdori blofin: “28 Nëntorin s’po e lejojnë ndërkombëtarët” dhe publiku e hëngri karremin. Thaçi blofoi me sukses edhe për punën e flamurit kombëtar të Kosovës duke përhapur opinion se flamurin e promovuar nga Presidenti Rugova “nuk po e lejon Ahtisaari” e po ashtu edhe për himnin kombëtar kosovar “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë” të propozuar nga autori i këtyre rreshtave më 26.09.1999 dhe përkrahur e intonuar publikisht nga Presidenti Rugova më 28.11.2002. Kështu, Thaçi me perfiditet vuri 17 Shkurtin për ditë kombëtare të Kosovës.
Si u vendos që 28 Nëntori të jetë dita kombëtare në Shqipëri?
Pse 28 Nëntori dominoi si ditë kombëtare në Shqipëri mbi datat tjera historike ka më pak të dhëna historike (do të ishte mirë që ndokush të doktoronte mbi këtë temë). Në kohën e Mbretit Zog krahas kësaj date kremtohej edhe dita e Kongresit të Lushnjës (16-20.01.1920), i cili realisht themeloi Shqipërinë si shtet.
Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, 28 Nëntori veç ishte stabilizuar si ditë kombëtare sa që me përfundimin e saj dhe me fitoren e komunistëve, Enver Hoxha nuk pati guxim që ta hiqte nga kalendari zyrtar, por i shtoi kësaj date 29 Nëntorin ditën kur komunistët ngadhënjyen në luftën civile në Shqipëri.
Duke qenë se 29 vinte pas 28 dhe paradat ushtarake e ceremonitë në varrezat e dëshmorëve bëheshin me 29, Enveri u përpoq që ta linte 28-shin në hije të 29 Nëntorit./GAZETAENIGMA/