Guild Eagles nuk do të jenë në turneun më të madh në botë në lojën Counter-Strike 2.
Ekipi kosovar është mposhtur sot 2:0 nga GamerLegion, duke e humbur mundësinë për pjesëmarrjen e katërt radhazi në Major.
Në “Vertigo”, GamerLegion triumfoi 13:11, e me të njëjtin rezultat fituan edhe ne “Mirage”.
Madje, në “Mirage” shqiponjat tona kishin avantazh deri në 9:4, por e lëshuan fitoren nga duart.
GamerLegion tani do të përballet me 9Pandas në ndeshjen përcaktuese për ekipin e fundit evropian që do të marrë biletën për Majorin që zhvillohet në Kopenhagë.