Të hënën e 26 shkurtit ka ndodhur një aksident me fatalitet në afërsi të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në lidhje me këtë rast Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për aksidentin me fatalitet ditë më parë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë së Prishtinës.
Kujtjmë se në këtë aksident ka mbetur i vdekur një 26-vjeçar. /GAZETA ENIGMA/