Ancelotti konfirmon rikthimin e dy futbollistëve për ndeshjen ndaj Barcelonës

Ancelotti konfirmon rikthimin e dy futbollistëve për ndeshjen ndaj Barcelonës

Tifozët e Real Madridit kanë marrë një lajm të mirë nga trajneri Carlo Ancelotti.

Tekniku italian në prag të ndeshjes kundër Valencias, ka konfirmuar se Jude Bellingham dhe Joselu janë rikthyer në stërvitje, dhe mund të luajnë në fundjavë.

“Po, ai është gati dhe 100% i përshtatshëm për t’u rikthyer në fushë. Mund të llogarisim edhe te Joselu, edhe ai është rikuperuar”, deklaroi Ancelotti.

Ai po ashtu ka konfirmuar se Thibaut Courtois dhe Eder Militao do të rikthehen në muajin prill, pas ndeshjes me Mallorcan.

Ata do të jenë të gatshëm për ndeshjen ”El Clasico” kundër Barcelonës, e cila zhvillohet me 21 prill.

“Pas ndeshjes kundër Mallorca-s më 14 prill, Courtois dhe Militão mund të kthehen”, ka konfirmuar Carlo Ancelotti.

Related Articles