Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, sot është takuar me homologun turk, Hakan Fidan, raporton Gazeta “Enigma”.
Në këtë takim u diskutua për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare, si dhe fuqizimi i bashkëpunimit në shkëmbime tregtare dhe investime strategjike.
“Tutje Ministrja Gërvalla e njoftoi Ministrin Fidan rreth prioriteteve të Republikës së Kosovës në proceset integruese dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, thuhet në kumestë.
“Gjatë këtij takimi bilateral u diskutua edhe rreth sigurisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit multilateral në tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat po përballen shtetet demokratike”.