Manchester City e ka mposhtur 3-1 Manchester Unitedin në derbin që u luajt në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.
Marcus Rashford zuri mbrojtjen e Citizens të vendosur shumë lartë, ndërsa me një asistim të Bruno Fernandes në minutën e tetë, anglezi realizoi për 1-0.
Në minutën e 56-të, Rodri asistoi te Phil Foden që realizoi një super gol me të majtën e tij magjike, për të mposhtur Andre Onanan.
Foden u shfaq edhe njëherë në listën e golashënuesve, duke u bërë kështu heroi i kampionit në fuqi, kur realizoi në minutën e 80-të me një asistim të Julian Alvarez.
Për të vulosur fitoren e kampionit në fuqi u përkujdes Haaland (90+1′), që realizoi për 3-1.
Pas javës së 27-të, Manchester City ka 62 pikë, një më pak se lideri Liverpooli, ndërsa në xhiron e 28-të takohen pikërisht me The Reds.