Ministria e Punëve të Brendshme, sot zyrtarisht ka inauguruar objektin e ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumente, i cili është në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në inaugurimin e këtij objektit, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.
Aty pjesëmarrës ishin edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj.