Policia e Kosovës i ka gjetur pesë zolla në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan, këto mjete ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të 2023-tës, raporton Gazeta “Enigma”.
Rastin për Gazetë “Enigma” e ka konfirmuar Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë në veri të vendit.
“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, u shpreh Elshani.
Kujtojmë se në shtator të vitit 2023 në këtë vend ndodhi sulmi terrorist, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku. /GAZETA ENIGMA/