Drita ka fituar klasiken e futbollit kosovar, pasi ka mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0.
Rastin e parë të mirë e pati Albert Dabiqaj, por goditja e tij në minutën e 18-të u prit nga Ardit Nika.
Vetëm tre minuta më vonë, Hasan Hyseni i mysafirëve gjuajti bukur, por edhe më bukur intervenoi Faton Maloku.
Albert Dabiqaj lëshoi një tjetër rast shënimi në minutën e 29-të, por sërish pa sukses.
Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0.
Në pjesën e dytë Drita shtoi trysninë ndaj portës së Prishtinës dhe në minutën e 61-të gjetën golin e epërsisë.
Një harkim fantastik nga Raddy Ovouka bëri që Blerim Krasniqi të shënoj me kokë për 1-0.
Prishtina shtoi sulmet dhe Hasan Hyseni pati një rast të mirë, por goditja e tij u prit nga Faton Maloku.
Deri në fund të ndeshjes gola më nuk pati dhe Drita arkëtoi tre pikët e plota.
Me këto tre pikë Drita mbetet në vendin e tretë me 46 sosh, derisa Prishtina është e pesta në tabelë me 12 pikë më pak.
Në ndeshjen e ardhshme Drita do të luaj në udhëtim te Feronikeli ’74 në Drenas, derisa Prishtina para adhuruesve të vet pret Dukagjinin e Klinës.