Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka votuar rekomandimin e Komisionit për Ekonomi për shkarkimin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Për shkarkimin e Bordit të RTK-së, kanë votuar gjashtë anëtarë të komisionit, teksa nuk kishte asnjë votë kundër dhe abstenim.
Pas votimit të rekomandimit në Komision, shkarkimi i bordit të RTK-së pritet të votohet në Kuvend të Kosovës