Liverpooli “blindon” sulmuesin adoleshent

Liverpooli “blindon” sulmuesin adoleshent

Liverpooli ka konfirmuar se sulmuesi adoleshent, Jayden Danns ka vazhduar kontratën me klubin.

18-vjeçari ka shkëlqyer për të rinjtë e Liverpoolit, duke realizuar nëntë gola në nëntë paraqitje.

Shkaku i kësaj forme, Danns është ftuar nga Jurgen Kloppi në ekipin e parë dhe ai ka realizuar katër paraqitje, duke realizuar dy gola.

Liverpooli ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me të, por nuk ka ofruar detaje të tjera.

Related Articles