Përmes një postimi dedikues drejtuar tifozëve të Verderit, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, talenti Milot Rashica, ka njoftuar për transferimin e tij në Premierë League, saktësisht te Norwich City.
Ai i ka falënderuar tifozët e Verderit, duke shfaqur admirimin për ta, njëherit respektin e vecant ndaj tifozërisë së zjarrtë të skuadrës, të cilët sipas tij e kanë mbështetur në vazhdimësi gjatë periudhës së gjatë mbi tri vjeqare, sa ka qëndruar në këtë skuadër të Bundesligës.
Postimi i plotë dedikues i Rashicës:
Të dashur tifozë të Ëerder Bremen, pas 3,5 viteve kam vendosur të pranoj një sfidë të re. Dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen gjatë kësaj kohe (jo gjithmonë kaq të lehtë).
U ndjeva shumë rehat në Bremen me familjen time. Djali im Tian ka lindur këtu – ja pse Bremeni dhe familja ime do të luajnë gjithmonë një rol shumë të veçantë në zemër.
Ju mund të jeni të sigurtë se unë do të vazhdoj të mbaj gishtat e duarve për ju dhe klubin.
Faleminderit për gjithçka për ju tifozët, bashkëlojtarët e mi dhe gjithë stafin e SVW, qëndroni të sigurtë dhe urimet më të mira, ka shkruar Rashica.