Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, deklaroi se mes Shteteve të Bashkuara dhe BE, tani ekziston një bashkëpunim më i mirë për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai pas takimit me sekretarin e Shtetit Antony Blinken, tha se pala amerikane nuk po përpiqet më për t’u fuqizuar në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
“Ky bashkëpunim i ngushtë do ta ndihmojë dialogun”, tha Borrell.
Borrell kryesoi dje një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, ku i informoi të pranishmit për rundin e fundit të bisedimeve mes Prishtinë dhe Beogradit, i mbajtur në 15 qershor. Takimi përballi për herë të parë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pa hyrë në detaje, Borrell u tha gazetarëve se ai u ka paraqitur ministrave një raport për rrjedhën e bisedimeve, si dhe i ka informuar mbi qëllimin për të mbajtur një tjetër takim të kësaj natyre përpara fillimit të pushimeve verore.
Gjatë takimit të parë, Kurti dhe Vuçiq ranë dakord vetëm për nevojën e vazhdimit të dialogut./A2