Ish-futbollisti i kombëtares braziliane Robinho është arrestuar për të vuajtur dënimin me nëntë vjet burg për përdhunim.
Ai u dënua dy vjet më parë në Itali për pjesëmarrjen në përdhunimin në grup të një shqiptareje në një klub nate në Milano në vitin 2013.
Robinho, 40 vjeç, u arrestua në banesën e tij në qytetin e e lindjes, Santos.
Qeveria italiane kishte kërkuar që ai të vuante dënimin në Brazil pasi nuk arriti ta ekstradonte.
Të mërkurën, një gjykatë në Brazil la në fuqi vendimin dhe gjithashtu vendosi që Robinho duhet të vuante dënimin në burg në vend të arrestit shtëpiak.
Më herët të enjten, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë refuzoi kërkesën e ekipit të Robinhos që të mos shkojë në burg.
Ish-reprezentuesi brazilian, i cili ka 100 paraqitje për Seleçaon, luante për AC Milanin në kohën e krimit. Pasi u shpall fajtor, humbi apelin në vitin 2020 përpara se gjykata më e lartë e Italisë në vitin 2022 vendosi ta lë në fuqi dënimin e tij.
Më pas prokurorët italianë lëshuan urdhërarrest ndërkombëtar për të.
Futbollisti, i cili kaloi dy vjet me Manchester Cityn, ka thënë të dielën se seksi ka qenë “konsensual”.
Momenti i arrestimit / VIDEO: