Foda pas fitores së parë me Kosovën: Duhet të përmirësohemi ende

Foda pas fitores së parë me Kosovën: Duhet të përmirësohemi ende

Kosova e ka mposhtur Armeninë në ndeshjen e parë të Franco Fodës si trajner i Dardanëve, falë golit të Milot Rashicës të shënuar në minutën e 25-të.

Pas ndeshjes, trajneri gjerman e komentoi ndeshjen duke thënë se pavarësisht që Kosova krijoi shumë raste, kombëtarja duhet të përmirësohet në ndërtimin e lojës.

“Kundërshtari kishte shumë raste në kundërsulme. Në të gjitha repartet duhet të përmirësohemi”, tha Foda.

Tutje, ai tha se problemi i vetëm ishte në mesfushë dhe në konkretizimin e rasteve, pasi tha se “kishim shumë raste dhe nuk shënuam”.

Kosova më 26 mars e ka ndeshjen e radhës miqësore kundër Hungarisë që do të zhvillohet në Budapest.

Related Articles