Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, raporton Gazeta Enigma.
Çeku ka bërë të ditur se stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë I gatshëm për ndeshej vendore dhe ndërkombëtare.
“Nisën punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri. Me punë profesionale dhe pa humbur kohë stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare. Konsolidimi i infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin është prioritet i yni”, ka shkruar Hajrulla Çeku.