Një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në Prishtinë në rrugën “Robert Doll”, raporton Gazeta “Enigma”.
Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur ngasësi i motoçikletës.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:20 në rrugën “Robert Doll” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.
Tutje ajo ka shtuar se me rastin është duke u marr njësiti i trafikut. /GAZETA ENIGMA/