Florian Marku e ka humb luftën kundër Chris Kongo në O2 Arena në Londër, raporton Gazeta Enigma.
Pas 10 raundeve të zhvilluara, gjyqtarët i dhanë fitoren Kongos, që sipas tyre ishte më i mirë.
Raundet e para ishin mjaftë të barabarta, me Kongon që mbrohej më mirë, duke e lënë “Mbretin Shqiptar” të sulmonte.
Megjithatë, situata nisi të ndryshojë në raundet 4-6 pasi Marku nisi të zemërohej duke humbur qetësinë, e si pasojë britaniku edhe përfitoi nga gabimet e Markut.
Në fakt, Marku ishte i pafat shkaku i disa goditjeve pas koke – gjyqtari ia hoqi një pikë.
Në fund, gjyqtarët e shpallën fitues Kongon, ku dy prej tyre dhanë votat për britanikun, ndërsa vetëm njëri mbështeti Markun.