Tre të rinj kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të dielën në Gjermani.
Ngjarja tragjike ndodhi në autostradën e Wallensen, raportojnë mediat gjermane.
Bëhet e ditur se automjeti me të cilën udhëtonin pesë persona u përplas me një pemë.
Viktimat janë të moshave, 18, 19 dhe 20-vjeçare, ndërkaq shoferi i automjetit dhe një udhëtar kanë pësuar lëndime trupore.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Siç kanë njoftuar Policia dhe Prokuroria e Hannoverit, hetimet tashmë kanë filluar vozitësit 20-vjeçar.
Akoma nuk bëhet i ditur nacionaliteti i viktimave.