Qytetarët e Kosovës pritet të kalojnë pa kontroll në të gjitha pikëkalimet kufitare me Shqipërinë

Qytetarët e Kosovës pritet të kalojnë pa kontroll në të gjitha pikëkalimet kufitare me Shqipërinë


Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.

Megjithatë, pritet që Vërmica të mos jetë pikë kalimi kufitar i vetëm ku qytetarët e Kosovës do të mund të kalojnë më procedura të përshpejtuara.

Kështu ka njoftuar ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj përmes një postimi në rrjetin social, X.

Ai bëri të ditur se për të lehtësuar turizmin po punohet edhe për rishikimin e protokolleve te tjera në pikëkalimet kufitare si ajo në Valbonë, Shishtavec dhe në zona të tjera turistike.

“Po punohet për rishikimin e protokolleve të tjera për pika të përbashkëta të kalimit me Kosovën si pika e kalimit kufitar në Valbonë, pika e kalimit kufitar në Shishtavec dhe zona të tjera turistike për të lehtësuar turizmin dhe shkëmbimet e ngushta, kjo pa lënë mënjanë masat e nevojshme për të luftuar krimin ndërkufitar dhe çdo formë tjetër të trafikimit të mundshëm” – shkroi ai, përcjell klankosova.tv

Ndryshe, protokolli i rishikuar u nënshkrua në Tiranë nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla.

Related Articles