Me fillim nga ora 14:00 do të mblidhet gjatë ditës së nesërme Kryesia e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Siç njofton Kuvendi, në këtë mbledhje do të diskutohet për 5 pika të rendit të ditës, në mesin e të cilave do të bëhet edhe përgatitja për seancën e radhës.
Njoftimi i plotë:
Rendi i ditës
Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Përgatitjet për Seancë plenare:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
- Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020.
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /Gazeta Enigma/