Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është kualifikuar në finale të Kampionatit Europian të Seniorëve që po mbahet në Kroaci.
Fituesja e medaljes së artë olimpike tani është kualifikuar në finale në kategorinë -52 kilogram, pasi mposhti xhudisten spanjolle Ariane Toro Soler.
Ajo e pret në finale Odette Giuffrida, me të cilën do të luftojë për medaljen e artë.