Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt seancë e rregullt e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut.
Seanca ishte urgjente me vetëm një pikë të rendit të ditës, themelimin e Komisionit për vlerësimin e objektit.
Derisa bëhet e ditur se do të bëhet raport për zyrat dhe të gjithë aspektin teknik.
“Pikë e rendit të ditës ka qenë themelimi i komisionit për pranimin e objektit, kjo në fakt ka qenë arsyeja kryesore pse e kemi thirre seancën me urgjencë, ka nevojë të bëhet një skanim i objektit”, ka thënë kryesuesi i Kuvendit Komunal në Zubin-Potok.
Ndryshe, deri më tani kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri detyrën e ka ushtruar nga zyrat alternative në fshatin Çabër.