Procesi i hetimeve nga Gjykata Speciale po konsiderohet nga avokatët i tej zgjatur, raporton Gazeta Enigma.
Me 27 qershor të vitit të kaluar, Hashim Thaçi, kishte vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, ish-presidenti i Kosovës atëkohë anuloi këtë vizitë pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar, e njoftoi se muaj më parë u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim.
Bëhej fjalë për akuzat për krime lufte që rëndonin mbi Thaçin dhe ish-krerët tjerë të UÇK-së.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Salih Mustafa u thirren në Hagë, mbi pretendimet e Speciales për krime lufte.
Ata pasi shkuan në Hagë në shtëpitë e tyre në Kosovë pjesëtarë të ZPS-së së bashku me pjesëtarë të Policisë së Kosovës bastisën shtëpitë e tyre.
Ndërkohë për shkak të publikimit të disa dosjeve edhe krerët e OVL-UCK u arrestuan.
Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u dërguan poashtu në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Edhe pse ky proces këtë të enjte bën 1 vit që ka filluar, në Hagë ende nuk ka filluar procesi gjyqësor ndaj të akuzuarave.
Gjithë këtë avokatët po e cilësojnë proces të tejzgjatur.
E të vetmit që i është caktuar data e procesit të gjykimit është Salih Mustafa, i cili do të mbahet me 15 shtator.
Të gjitha shpenzimet e Gjykatës Speciale mbulohen nga shteti i Kosovës.
Madje Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se ka ndarë rreth gjysmë milioni euro vetëm për avokatët e të akuzuarve./Gazeta Enigma/