Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti ka deklaruar se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës do të hiqen brenda javësh.
Kjo pasi sipas Halitit, këto masa tashmë janë të panevojshme dhe se siç tha ai ekziston një disponim i gjithë anëtarëve të BE-së, për të votuar për heqejen e këtyre masave.
“Masat tanimë janë të panevojshem edhe pse kanë qenë të panevojshme kur janë vendosur dhe kemi pa që ekziston një disponim i gjithë anëtarëve të BE-së kryesisht shteteve më të fuqishme si Gjermania dhe Franca dhe sidomos Finlanda, Holanda. Vendimarrja në Bashkimin Evropian është pak burokratike. Nuk ka qenë e lehtë të vendosen, mirëpo është shumë më e vështirë të hiqen kështu që e dimë që ka pak burokraci deri të mirren vendimet. Unë nuk konsideroj bile që do të shkojë aq larg, besoj që shpejtë do të hiqen edhe masat ndaj Kosovës. Nuk kemi datë por besoj që shpejtë. Kemi besim që brenda javësh do të hiqen”, tha ai në Tëvë1.