Prokuroria e Shkodrës ka zbuluar mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit, Erdgys Arrazi.
Në studion e “Dita Jonë” gazetari i A2 CNN, Julian Kasapi tregon dinamikën e ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën dhe opinionin publik, pas vetëvrasjes së nënës me 3 fëmijë.
“Prokuroria hodhi dritë për aktin e fundit të Alma Arrazit që u hodh në Bunë së bashku me 3 fëmijët. Sipas Prokurorisë së Shkodrës e gjendur në kushte të rënduara si pasojë e dhunës psikologjike nga bashkëshorti, se është sekuestruar celulari i Erdgys Arrazi, ku shihen ofendime të ndryshme por edhe i tradhtisë bashkëshortore, kjo ka çuar që Alma Arrazi të ndërmerrte këtë akt vetëvrasës. Ne dimë aktin final, por nuk dimë sa ka zgjatur kjo dhunë e tradhti bashkëshortore që ka çuar në këtë pikë”, tha Kasapi.
Sipas tij, kjo ngjarje mund të ishte parandaluar pasi kishte njerëz që kishin informacion mbi dhunën psikologjike apo kushtet e rënduara të viktimës. Gazetari thekson se nuk duhet të përbaltim figurën e nënës.
“Para se të shkojmë te fakti se bashkëshorti kishte një lidhje tjetër se ne nuk njohim institucionin e divorcit. Nuk është e mundur që asnjë person të mos ketë ditur për gjendjen e Alma Arrazit jo vetëm gjendjen e rënduar psikologjike, por edhe dhunën e tradhtinë. Unë jam i bindur që dikush duhet të ketë patur informacion, por ky u dha shumë vonë te policia, kur nuk kishte më kontakte me Almën. Duke qenë se dihej më parë mund të ishte parandaluar. Ne përbaltim figurën e viktimës, por ne nuk e dimë periudhën ku ajo është gjetur përballë dhunës psikologjike, kushtet, opinionin. nëse ka bërë si hakmarrje ndaj bashkëshortit. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos përbaltim figurën e një nëne. Si ka qenë kjo tradhti bashkëshortore. Të përbaltësh figurën e nënës që merrte medikamente mbi depresionin. Ne dimë aktin final tragjik, por si u arrit deri aty. As vendi ku është hedhur nuk dihet”.
Edhe ekspertja për çështjet sociale, Entela Hidri, thekson se kjo ngjarje mund të ishte parandaluar. Sipas saj akti ekstrem mund të jetë marrë bashkarisht me fëmijët.
“Ne kemi probleme si shoqëri, nuk kemi edukatën që t’ia japim fjalën e fundit drejtësisë. Fakti që nuk pranohen familjarët e të ndjerës do të thotë shumë. Janë përgjegjës. Ne duhet të edukojmë familjet që nëse nuk ke përputhshmëri karakteri të ndahen rrugët. Një baba që e shikon që vajza i dhunohet, tradhtohet e denigrohet merre në shtëpi. Më mirë të kesh një fëmijë të gjallë të ndarë, sesa në varr. Më duket si një vendim i marrë bashkarisht me fëmijët. Se nuk mund t’i marrësh fëmijët fizikisht. Në gjendje të shëndetshme mendore asnjë nën nuk do të vriste fëmijët. Aty ka pasur një gjë shumë të madhe, nëna nuk i ka tërhequr për t’i hedhur, ata kanë shkuar në paqe. Çdo gjë mund të parandalohet përderisa ka informacion. Djemtë duhet të përdorin edhe forcën e karakterit”.
Sipas Kasapit dhe Hidrit policia dhe organizatat duhet të punojnë shumë për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen, pasi vetëm në vitin 2023 janë vrarë 13 gra, nëna dhe vajza./A2Cnn