Ditën e sotme zhvillohen ndeshjet e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës.
Pa asnjë dyshim, ndeshja ndoshta më e rëndësishme e këtij sezoni zhvillohet sot në Podujevë, atje ku Llapi i vendit të dytë pret Ballkanin kryesues.
Skuadrës nga Suhareka i mjafton vetëm një pikë për të qenë edhe zyrtarisht kampion, kurse skuadrës së Llapi i duhet patjetër fitorja që të shpresojë deri në xhiron e fundit për titullin.
Dy përballje poashtu shumë interesante do të jenë edhe ato mes Gjilanit dhe Dritës, si dhe ajo mes Feronikelit ’74 dhe Dukagjinit.
Si Gjilani e ashtu edhe Feronikeli ’74 po luftojnë duan t’i ikin zonës së barazhit për të mbetur në Superligë, andaj sot janë të imponuar për fitore.
Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 15:00