Skuadra e Trepçës po vazhdon organizimin për edicionin e ri në futbollin Kosovar.
Ditë më parë u njoftuan se në klub kanë ardhur donator të fuqishëm të cilët do ta ndihmojnë klubit ta kthej lavdinë e dikurshme.
Më pas, si drejtor sportiv u emërua Rafet Prekazi, legjenda e futbollit mitrovicas dhe jo vetëm.
Gjatë ditës së sotme, koha ishte për të prezantuar trajnerin që do i prijë xehetarëve në sezonin e ri.
Kryesia e Trepçës ka vendosur të vazhdojnë edhe më tej me ish futbollistin e tyre, Emin Baliqin.
Mitrovicasit bëjnë të ditur se kanë vendosur zgjatjen e kontratës me Emin Baliqi, të cilin e vlerësojnë shumë.