Në Smrekonicë të Vushtrrisë një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksident është përfshirë një veturë, përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i veturës”, njoftoi Zahiti.