Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur solidaritet dhe mbështetje për Papa Guinenë e Re, pasi vendi u përfshi nga rrëshqitje të mëdha të dheut, duke lënë të zhdukur rreth 2,000 njerëz.
“Ngushëllime të sinqerta për Guvernatorin-Gjenarlin Bob Dadae, Qeverinë, dhe njerëzit e Papa Guinesë së Re, pas rrëshqitjeve tragjike të dheut që kanë shkaktuar humbje të mëdha jetëssh. Kosova qëndron e gatshme për të ofruar mbështetje për të kaluar këto kohë të dhimbshme për njerëzit e Papa Guinesë së Re”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.
Rreth 2,000 njerëz dyshohet se janë varrosur nga rrëshqitja masive e dheut e javës së kaluar në Papua Guinea e Re.
Rrëshqitja e dheut ndodhi në rajonin malor Enga në veri të Papua Guinesë së Re të premten dhe shifra e fundit e të zhdukurve është një rritje nga vlerësimet e mëparshme.
Banorët kanë mbetur të tronditur pasi tonelata gurësh dhe balte u përplasën në shtëpitë e tyre ndërsa flinin. /Gazeta Enigma