Kryetari i Zveçanit, ka shkarkuar sot nga detyra nënkryetaren e Komunës, Natasha Tomaniq, shkruan Gazeta Enigma.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Zveçanit që është mbajtur në orën 10:00.
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Selvete Kelmendi, ndërsa merrnin pjesë: Kryetari i Komunes, Ilir Peci, Shefja e Kabinetit, Rinore Zymeri, Nenkryetari, Besart Peci, drejtor te drejtorive komunale, anëtar të Kuvendit, zyrtar të komunës dhe përfaqësues të UNMIK-ut dhe BE-së.
Kryetari i Zveçanit Ilir Peci përmes një shënimi në Facebook konfirmoi shkarkimin e nënkryetares derisa pikat e rendit të ditës ishin:
1.Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar- është miratuar me shumicë votash.
- Propozim-vendime për ndarjen e mjeteve financiare sipas kërkesave të qytetarëve, pas raportit të komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore të Komunës së Zveçanit dhe një ndihmë financiare për trajtim dhe rehabilitim të fëmiut dy vjeçar, të cilat u miratuan unanimisht.
3.Raporti i punës për projektet e realizuara nga drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë Mbrojtje Civile dhe Zjarrfikës, drejtori Egzon Sheremeti.
4.Propozim-vendim për shkarkimin e Nënkryetares për Komunitete, Natasa Tomanic.
5.Te ndryshme.
“Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan unanimisht, ndërsa pika e katërt (4) e rendit të ditës u propozua nga Kryetari i Komunës i cili para asambleistëve i dha të gjitha arsyet për shkarkimin e Nënkryetares për Komunitete, Natasa Tomanic, e cila kishte tejkaluar kompetencat e pozitës së saja. Pra, duke u pajtuar me Kryetarin Peci, të gjithë asambleistët votuan njëzëri për shkarkimin e saj”, ka shkruar Peci.
Në pikën e pestë (5) u propozua ndërrimi i një anëtari në Komitetin për Komunitete, për shkak të mungesave në mbledhje dhe u miratua unanimisht.