Drita ‘blindon’ portën, Maloku firmos edhe për dy vite

Drita ‘blindon’ portën, Maloku firmos edhe për dy vite

Klubi gjilanas Drita ka njoftuar zgjatjen e kontratës me portierin Fatos Maloku, deri në vitin 2026, njofton Gazeta Enigma.

Intelektualët janë të kënaqur me performancën e Malokut dhe nuk e kanë parë të udhës ndryshimin në portë.

“FATON MALOKU gardian i portës sonë deri në 2026. Vazhdojmë së bashku”, shkroi klubi në një njoftim në Facebook.

Portieri kosovar iu bashkua Dritës në edicionin 2019/20.

Maloku ishte pjesë e Kukësit në Shqipëri, ndërsa në Kosovë ka bërë karrierë edhe në Feronikeli, Hajvali dhe Gjilan. /Gazeta Enigma

Related Articles