Se nuk është arritur një kompromis mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti i kësaj të fundit, Aleksandër Vuçiq fajet po ia lë kësaj të parës.
Këto deklarime ai i bëri gjatë një interviste për mediumin zviceran “Die Weltwoche”, ku ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas presidentit serb, tani mes dy shteteve nuk ka fare dialog.
“Duhet një zgjidhje kompromisi, ishim afër. Ata nuk donin të arrihej. Tani jemi larg një zgjidhje kompromisi, as nuk flasim me njëri-tjetrin, megjithëse jemi gati të flasim. Duam të themelojmë Asociacionin, që është obligim që nga marrëveshja e parë, është një situatë e vështirë, por ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen”, ka deklaruar Vuçiq.
Tutje ai ka deklaruar se nuk mund të vihet në praktikë një version “ku shqiptarët fitojnë gjithçka” e “serbët” asgjë. /Gazeta Enigma